Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shprehur ngushëllimet për Papa Françeskun, tre ditë pas ndarjes së tij nga jeta.
Zyra e kryeministrit izraelit ka publikuar në X një mesazh ngushëllimi.
“Shteti i Izraelit i shpreh ngushëllimet më të thella Kishës Katolike dhe komunitetit katolik botëror për vdekjen e Papa Françeskut. U prehtë në paqe.”, shkruan zyra e Netanyahut.
Ndërkohë ditën e shtunë do të jetë ceremonia e varrimit të Papa Françeskut.