-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Shehaj thirrje në Shkodër: Votoni Partinë Mundësia, ndryshimi vjen me votë

Kryesoret

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehajj ka zhvilluar një takim me qytetarët në Shkodër ku u bëri thirrje që të votojnë me 11 maj. Shehaj u shpreh se me 11 maj duhet që të votojnë për Partinë Mundësia pasi sipas tij vetëm ata mund të sjellin ndryshimin.

Ai nënvizoi se voat për Partinë Mundësia është vota më me vlerë që qytetarët mund të japin. Gjithashtu Shehaj u shpreh se ata do të sjellin një Shqipëri me një qeveri të pakorruptuar.

“Ne jemi totalisht ndryshe nga ana dhe kjo i bezdis. Njerëzit e dallojnë, e kuptojnë se duan t’i mashtrojnë për të qëndruar në ato karrige. Duan të shpëtojnë privilegjet e tyre dhe ne jemi kërcënim për ta sepse ne jemi e vetmja alternativ që mund të fitojmë besimin e qyqarëve. Pak nga pak. Është një proces dhe ndryshimi do vijë.

Kjo varet vetëm nga, jo nga ata. Nuk varet nga sa na luftojnë, por sa ne do rezistojmë, do këmbëngulim dhe nuk do të dorëzohemi. Ne do të bëjmë diferencën. Sulmet e tyre e tyre janë të egra, sepse ata duan të mbajnë status quo-në, duan që të vazhdojnë të vjedhin. Por ne duhet të rezistojmë dhe ne këtë do të bëjmë. Do ta shikoni, zgjedhjet e ardhshme janë hapi i parë. Ky është një projekt politik afatgjatë.

Shqipëria kurrë nuk ka patur një qeveri të pa korruptuar dhe këtë duhet t’ia japim Shqipërisë. Që kjo të ndodhë duhet të këmbëngulim. Të bëjmë një detyrë të thjeshtë. Më 11 maj të votojmë për ndryshimin, për Partinë Mundësia. Nuk është kaq e vështirë. Ndryshimi vjen me vota. Vota për partinë Mundësia është vota më me vlerë që mund të jepni”, tha Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit