Ditën e sotme një 62-vjeçar ka ndërruar jetë në Golem. 62-vjeçari teksa po punonte në ndërtim ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën.
Ai është dërguar pa shenja jete në spitalin e Durrësit, për shkak të dëmtimeve të shumta dhe hemoragjisë së madhe. Ndërsa policia po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.