Ermal Meta në një intervistë në “Vanity Fair” ka treguar se e vogla Fortuna Marie, e lindur në qershor 2024, nuk është vajza e tij e parë. Ai dhe partnerja e tij Chiara Sturdà u bënë prindër tre vjet më parë, kur takuan dy vajzat e tjera në një jetimore në Shqipëri.
Ermal Meta ka thënë se duke qenë se nuk ishin të martuar nuk mundën që ti adoptonin. Ai ka treguar se në qershor do të mbushin 18 vjeç dhe do të vijnë në Itali për të jetuar me ta.
“Unë dhe partnerja ime Chiara do të kemi së shpejti me vete dy vajzat tona të tjera, të cilat deri më tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I kemi njohur kur ishin 15 vjeç, por, duke mos qenë të martuar, nuk mund t’i birësonim. Në qershor ata do të mbushin 18 vjeç dhe do të mund të vijnë me ne., ka thënë Meta.
Ai ka treguar edhe për rolin kyç që kanë murgeshat që rritën dy vajzat.
“Më merr në telefon dhe më thotë se janë në qytet për të bërë një fushatë bamirësie. Kështu që u përpoqa t’i shoh, shkoj i marr dhe dalim për drekë. Unë isha në makinë me to, në një moment kthehem dhe them: Vajza, çfarë keni për të bërë këtë verë? ‘Ah, jo, asgjë.’ Nëse doni të vini me pushime me mua dhe Chiara-n….Kur morën vesh që Chiara ishte shtatzënë, u gëzuan pa masë: Ishte një moment i jashtëzakonshëm. Ata u shikuan me njëra-tjetrën… Unë i qetësova menjëherë: Asgjë nuk do të ndryshojë, do të keni një motër shtesë. Udhëtimi i tyre në Itali tashmë është pothuajse gati dhe ai dhe partnerja e tij mezi presin: “Ne i kemi rregulluar tashmë dhomat. Ka shumë dashuri që i pret.”, ka thënë Ermal Meta.