-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori para për të favorizuar një ndërtim pa leje, GJKKO dënon ish-kreun e IMT-së

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg ish kreun e IMT në Elbasan Andri Mehja, i cili kishte shpërdorur detyrën duke marrë ryshfet, për të mos shembur një ndërtim pa leje. Dënimi i është konvertuar atij në 4 vite shërbim prove.

Gjithashtu Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg për korrupsion edhe Gentian Bakon, punonjës i INUV në Elbasan, dënim i cili i konvertohet në 4 vite shërbim prove.

Andri Mehja dhe Gentian Bako akuzohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket
procedimit penal nr. 94, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Andri Mehja dhe
Gentian Bako, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave
që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259
paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal”.

  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
    të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
    Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Rudina
    Palloj, me vendimin Nr. 32, datë 25.04.2025 vendosi:

  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Andri Mehja, për kryerjen e veprës penale të
    “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në
    bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal, dhe
    dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

  3. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i
    pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

  4. Në aplikim të neneve 30/1, 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues,
    heqjen e së drejtës për të pandehurin Andri Mehja, për të ushtruar funksione
    publike, për 5 (pesë) vjet.

  5. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të
    mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurin Andri Mehja, duke u
    detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës
    Elbasan. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër)
    vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit