Në Vatikan ka përfunduar mesha mortore për Papa Françeskun. Arkivoli që mban trupin e Papës tashmë është nisur në një procesion solemn drejt kishës Santa Maria Maggiore në Romë, ku do të kryhet ceremonia e varrimit.
Procesioni, që ndjek një itinerar prej 6 kilometrash nga Sheshi i Shën Pjetrit, kalon përmes qendrës historike të Romës, duke kaluar pranë Koloseut dhe Piazza Venezia, përpara se të mbërrijë në kishën ku Papa do të prehet përgjithmonë.
Publiku do të mund ta ndjekë procesionin vetëm nga pas barrierave të vendosura përgjatë rrugës, ndërsa rreth 3000 vullnetarë janë angazhuar për të ofruar ndihmë dhe udhëzime për pelegrinët.