Gola, spektakël dhe tension i lartë. Barcelona fiton Copa Del Rey. Ekipi i Flick mundi Real Madrid 3-2, në finalen e luajtur në Sevilla që zgjati 120 minuta.
Barcelona fitoi pjesën e parë me një gol të Pedrit, Los Blancos përmbysën sfidën në pjesën e dytë. Mbappe vendosi ekuilibrat, ndërsa Tchouameni ktheu gjithçka në favor të madrilenëve.
Torres ndëshkoi Realin duke e çuar në shtesë 2-2. Në të 116-tën goli i Kounde i dha trofeun Barcelonës, i 32-ti në histori.