-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Naser Shala

Kryesoret

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Haradinaj shprehet se Naseri ishte një luftëtar i orëve të para dhe i gatshëm gjithmonë për të sakrifikuar për atdheun. Haradinaj ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe bashkëluftëtarët e Naserit.

“Na paska lënë veterani i UÇK-së Naser Shala. Naseri ishte luftëtar i orëve të para, gjithmonë i gatshëm për sakrificë sa herë që e kërkoi atdheu. Masakrimi i familjes së tij u bë motiv dhe frymëzim për shumë e shumë luftëtarë të kohës, duke i dhënë luftës sonë çlirimtare edhe më shumë vendosmëri. Shembulli i tij prej luftëtari dhe atdhetari do të jetojë ndër breza.

Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e njohën.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! , shprehet Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit