-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Shehaj: Po rritemi në sondazhe, Partia ‘Mundësia’ ndryshe nga të tjerat

Kryesoret

Agron Shehaj në rrjetin e tij social ka postuar një video dhe thotë se sipas sondazheve të fundit Partia ‘Mundësia’ është forac e tretë në Shqipëri. Shehaj thotë se Partia Mundësia është forca politike më e vërteta dhe ndryshe nga gjitha të tjerat.

“Si ia dolëm? Sepse ne dallojmë nga gjithë të tjerët, nga një anë ne jemi njerëz punëtorë që kemi treguar me jetën tonë se jemi të ndershëm dhe nga ana tjetër, ne nuk premtojmë qiqra në hell. Nuk i themi askujt që do vijë qeveria dhe do t’i bëjë të gjithë të pasur. Themi thjesht që njerëzit kanë nevojë që t’ia dalin në vendin e tyre. Duan thjesht të vijë dikush dhe t’u heqë shtetin nga kurrizi. Ky është vizioni ynë. Dhe kaq mjafton që njerëzit të thonë se nuk jemi si të tjerët, që ne themi të vërtetën.

Po të mos ndjekësh të tjerët në populizma dhe mashtrime, njerëzit të vlerësojnë dhe del rezultati i sondazhit. Në 12 Maj, njerëzit do habiten”, thotë Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit