Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka publikuar një video dhe ka ironizuar Ramën dhe Ballukun. Në video tregohen autobusë të mbushur me njerëz të ardhur nga Tirana për takimin e sotëm elektoral të Partisë Socialiste në Roskovec.
“Të shkosh për takim elektoral në Roskovec, Fier apo Patos me krushq të sjellë me 15 autobusë nga Tirana, kjo mund t’i ndodh vetëm Edi Ramës dhe Belinda Ballukut!
Gënjeni veten edhe 12 ditë, se që jeni të mbaruar e ka marrë vesh gjithë Shqipëria! Në 11 Maj qytetarët e kanë ndarë mendjen, votojnë nr.1.”, shkruan Bardhi.