Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u hodh shorti i fazës “Final 4”, ku katër ekipet mësuan kundërshtarët.
Egnatia është vendosur përballë Partizanit, ndërsa Vllaznia do të luajë ndaj Dinamos.
Ndeshja e parë gjysmëfinale, Vllaznia-Dinamo, do të luhet të Dielën, më 4 Maj, në orën 20:00, ndërsa gjysmëfinalja e dytë, Egnatia-Partizani do të zhvillohet të Hënën, më 5 Maj, në orën 20:00.
Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë, në këtë rast Egnatia dhe Vllaznia.
Të gjitha ndeshjet e fazës “Final 4” do të luhen në stadiumin “Arena Kombëtare”.