-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja nga atentati në Lundër, ADN dhe prova të tjera

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga hetimet lidhur me atentatin e 17 prillit në Lundër.

Grupi hetimor ka përftuar ADN mikse pas analizave laboratorike dhe tani po bëhen krahasimet për të identifikuar autorët. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ADN-ja është gjetur në disa sende të braktisura në vendin e ngjarjes, si çanta, doreza dhe pinca, të cilat dyshohet se janë përdorur për të prerë telin e rrethimit, ku autorët ishin fshehur dhe kanë përdorur motorin për të ikur.

Hetuesit janë fokusuar gjithashtu në këqyrjen e kamerave të sigurisë, jo vetëm ditën e ngjarjes, por edhe ditë përpara saj. Ata dyshojnë dhe kanë informacione që autorët kanë lëvizur me motor për disa ditë rreth vendit të ngjarjes dhe në zonën e Lundrës, duke studiuar terrenin përpara sulmit.

Grupi hetimor ka marrë të dhëna të rëndësishme dhe po vazhdon analizimin e provave të mbledhura deri tani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit