-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PPE miraton rezolutën: Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të kërcënuara nëse nuk ndërhyrjnë në BE

Kryesoret

Partia Popullore Evropiane ka miratuar një rezolutë ku shpreh shqetësim për situatën politike në vend, ndërsa Shqipëria është vetëm dy javë larg zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Rezoluta evidenton një sërë shkeljesh të përsëritura që, sipas PPE-së, minojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Rezoluta thekson si shqetësime kryesore: blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi, keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore, punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS. Emërim i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt, shtypje e opozitës dhe kufizim i medias, ndjekje penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës. Pabarazi në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë, ndalesa e TikTok-ut para zgjedhjeve kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale, kapje e drejtësisë dhe pandëshkueshmëri, Institucionet e kapura politikisht dhe nuk garantojnë pavarësi. Krimet zgjedhore mbeten të pandëshkuara, duke krijuar kulturë pandëshkueshmërie, lidhje të dyshuara midis aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në polici dhe drejtësi.

PPE u bën thirrje Bashkimit Europian, OSBE-së, Këshillit të Europës dhe institucioneve ndërkombëtare demokratike që t’i kërkojnë autoriteteve shqiptare të kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike, dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë, dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë shkeljet zgjedhore, zbatojnë mekanizma kushtëzues në procesin e integrimit në BE në rast se shkeljet vazhdojnë.

Gjithashtu paralajmëron se vijimi i shkeljeve mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit