58-vjeçari Renato Hoxhaj u vra mëngjesin e 27 prillit në afërsi të banesës së tij në Vlorë. Ai u ekzekutua me tre plumba, dy në kokë dhe një në trup dhe si pasojë humbi jetën në vendngjarje.
Policia ka arrestuar Eris Mehmetaj nga Tropoja, i cili akuzohet se ka ndihmuar autorin në ekzekutimin e Renato Hoxhajt. Nga hetimet rezulton se Mehmetaj ia kishte dorëzuar automjetin autorit para vrasjes së 58-vjeçarit, ndërsa i ishin ndërruar edhe targat me qëllim mos identifikimin nga policia.
Eris Mehmetaj rezulton që aktivitetin e tij e kishte shtrirë në shit-blerjen e pronave, gjithashtu ka qenë dhe mik i afërt me Roan Brahimin, i cili u vra një vit më parë në Athinë.
Mehmetaj u arrestua një natë më parë dhe policia i sekuestroi telefonin e tij, ku kanë gjetur prova të rëndësishme për hetimin dhe zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhajt.
Dyshohet se vrasja e Hoxhajt është porositur nga një grup kriminal që operon nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu në profilin në rrjetet sociale Mehmetaj ka postuar foto nga Dubai, ku bie në sy jeta e tij luksoze.
Hapet telefoni, si u zbulua vrasësi në Vlorë, u arratis në Greqi