Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja referuar arrestimit të Erion Veiliaj u shpreh se “kemi përgjegjësi politike dhe morale prandaj do të shkojmë në 11 Maj para qytetarëve”.
“Ne kemi qenë koshient në 2016 kur e bëmë reformën në drejtësi, që subjekte të saj do të ishin zyrtarë të lartë të shtetit. Sepse nëse trokasim në dyert e BE-së nuk trokasim pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Ne nuk kemi pasur dilema se kush do të ishin subjektet apo raporti me drejtësinë i PS-së ka qenë një dhe vetëm një; kush shkel ligjin do të përballet me drejtësinë.
Dëgjoj opozitën që thotë gjysma e qeverisë në burg. Rama që në 2013 ka ndryshuar 66 ministra dhe po të them tani që funksionon kjo drejtësia e re, zyrtarë të lartë të kësaj qeverie, kam përshtypjen që çekiçi i drejtësisë së re ka goditur më shumë andej.
Drejtësia sot që funksionon…tani kanë filluar për drejtësi represive…Kush shkel ligjin raportin me drejtësinë e ka personale. Dhe një qytetar i thjeshtë, kush shkel ligjin merr avokat…
Kemi përgjegjësi politike dhe morale prandaj do të shkojmë në 11 Maj para qytetarëve. Shkuarja para qytetarëve është filtër, test. Një kontratë e re e Ramës në mandat të katërt do të thotë se shqiptarët janë me Ramën dhe drejtësinë e re.
Ndryshim i reformës në drejtësi? Asnjë rishikim i ligjeve të reformës pa drejtësinë e re në tavolinë nuk ndryshon” tha ai tek Opinion.