Detaje të reja janë zbuluar sa i takon ngjarjes me 4 të lënduar në Lundër. Hetuesit kanë në total 17 profile ADN mikse të gjetura në sendet që dyshohet se i përkisnin autorëve të atentatit në Lundër.
Sipas informacioneve, nga 17 ADN e përftuara, 2 prej tyre janë profile të plota dhe kjo rrit shpresat për hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve. Sendet që janë gjetur pranë vendit ku ndodhi atentati janë pinca, mjete të tjera pune dhe një shall.