Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një tjetër njoftim të jashtëzakonshëm përmes llogarisë së tij në Truth Social, këtë herë në lidhje me blerjen e naftës nga Irani.
Në mënyrë specifike, Trump po bën thirrje që “të gjitha blerjet e naftës dhe produkteve petrokimike iraniane nga Irani të ndalen TANI”, ndërsa shton se do të vendosen sanksione dytësore ndaj këtyre shitjeve.
Ai shton se vendet që blejnë naftë iraniane “nuk do të lejohen të bëjnë biznes” me SHBA-në “në asnjë mënyrë ose formë”.
“Ndaloni të gjitha blerjet e naftës nga Irani tani”, kërkon Trump – Kërcënon me sanksione shtesë.
Më herët gjatë ditës së sotme, Trump njoftoi se Marco Rubio – Sekretari aktual i Shtetit – do të shërbejë që tani e tutje si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa Mike Walz do të bëhet ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.