Policia e Bulqizës ka depozituar materialet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me incidentin që ndodhi me 24 prill gjatë një aktiviteti elektoral. Dyshohet se deputeti demokrat Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij dhunuan Kalosh Murrën.
Gjithashtu në Prokurorinë e Posaçme ka depozituar kallëzim edhe Xhelal Mziu i cili prentendon se është ai personi i dëmtuar.
Ndërkohë veprimet hetimore do të kryhen nga prokurori Elvin Gokaj, i cili në ditët në vijim do të marrë në shqyrtim tre kallëzimet. Gjithashtu do të thërrasë personat e përfshirë ose ato që ishin prezent në vendngjarje.