Ditën e sotme, turistja amerikane Sandra Saporito 53 vjeç u vra nga bashkëshorti i saj Brendon Sporito. Ajo u vra me thikë në banesën që kishin marrë me qira në Shkodër. Më pas bashkëshorti i saj ka tentuar që ti japë fund jetës së vet pasi ka prerë damarët.
Sipas policisë ai ishte në gjendje të dehur dhe kishte lëndime në duar dhe krah. 57-vjeçari u dëgrgua nga policia në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas postimeve ata kishin vendosur që të jetonin në Shqipëri dhe të largoheshin përfundimisht nga SHBA. Më 24 mars me anë të postimeve, ata kishin shitur makinën e tyre dhe janë përgatitur për të filuar një jetë të re në Europë. Çifti amerikan kishin ardhur në Tiranë që me datë 27 mars.
“Kemi rënë në dashuri me Tiranën”, shkruante Sandra më 30 mars duke postuar edhe foto nga Piramida dhe Parku i Liqenit Artificial.
FOTO/ Vrasja në Shkodër, çifti amerikan kishin ardhur për pushime