Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvillaur sot një takim me kryekomisarin e zgjedhjeve Ilirja Celibashi.
Pas takimit të tyre në një deklaratë për mediat, Gonzato foli për raprtimin e ndërhyrjes së BE në OHDIR. Gonzato tha se nuk kanë ndikuar te ODIHR dhe mbështesin pavarësinë e tyre.
“Lajmi që u përhap se ne kemi ndikuar te ODIHR për të hequr emra është i rremë. Çdo aktor politik e di metodologjinë e përdorur nga ODIHR në raporte te tyre. Ata janë të pavarur dhe ne e mbështetim këtë. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, pasi janë të parat pas hapjes së negociatave me Shqipërinë për interesimin. Takova zotin Celibashi sepse doja një përditësim si mund të mbështesim komisionin. Kemi besim të plotë tek ta dhe do vijojmë mbështetjen pas zgjedhjes financiarisht dhe besojmë se kanë bërë një punë të shkëlqyer.”, tha Gonzato.