Ditën e sotme kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është takuar me amabasadorin e BE, Silvio Gonzato.
Pas takimit, në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se në KQZ kanë mbërritur vetëm 7 denoncime nga votues që nuk kanë arritur të marrin fletën. Celibashi tha se në total për procesin janë regjistruar 156 raste problematike.
“Që prej 2001 kur jam angazhuar me zgjedhjet kam vlerësuar që reputacionin dhe integritetin e ODIHR. Çdo gjë që ata thonë, për mua qëndron.
Nuk e dinë sesi janë zgjedhësit që ankohet për procesin e votimit nga jashtë. Nëse dikush ka shqetësime, ka vetëm një mënyrë për ta adresuar. Ta depozitojë në KQZ përmes llogarisë që ka në PER. Në KQZ janë vetëm 7 votues që janë deklaruar se nuk kanë marrë fletën e votimin. Ndërsa numri i total i atyre që kanë problematika 156.
DHL ka detyrimin të mbajë në zyrat e saj zarfet që ka mundur tua dërgojë votuesve apo votuesit nuk kanë arritur ta marrin, deri më 8 maj.”, tha Celibashi.