-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj: Plagosja në Laç, u lëndua një e pafajshme

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të plagosjes së shumëfishtë që ndodhi në Laç, duke e cilësuar si një akt kriminal të rëndë që nxjerr në pah pasigurinë e jetës dhe rrezikun që paraqesin personat e armatosur, të cilët lëvizin lirshëm në qytet.

Gjekmarkaj shprehet se kjo ngjarje ka pasur edhe një viktimë të pafajshme, një grua që shiste qirinj për të mbajtur veten, e cila ka rënë pre e plumbave. Ai e cilëson këtë si një situatë të pafalshme dhe një dështim të qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike.

“Ngjarja e Laçit tregon qartë dështimin e strukturave të rendit dhe të autoriteteve lokale, si dhe Ministrisë së Brendshme. Për më tepër, ajo që është akoma më shqetësuese është se personat e armatosur lëvizin pa asnjë kufizim nëpër qytete, duke rrezikuar jetën e qytetarëve të pafajshëm,” tha Gjekmarkaj.

Ai i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë dhe organeve hetimore të veprojnë me urgjencë për të identifikuar dhe kapur autorët e krimit, duke siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe qytetarët të ndihen të sigurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit