Personat që janë plagosur me armë zjarri në Laç dhe po marrin shërbim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës janë të monitoruar nga stafi mjekësor, të cilët janë në kujdes intensiv.
A.N., 26 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetësore, me plagë në zonën e legenit.
G.B., 24 vjeç, gjithashtu me plagë të rënda në zonën e legenit.
D.GJ., 26 vjeç, gjendje më e qëndrueshme, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
L.I., 26 vjeç, gjendje shëndetësore e stabilizuar, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
A.GJ., 58 vjeç, gjendje stabile dhe i koshient, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.