Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Elbasanit në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Shehaj theksoi se për herë të parë pas këtyre zgjedhjeve, Parlamenti do të ketë përfaqësues të pa korruptuar dhe të pa korruptueshëm.
Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për përpjekjet e tij për të mbajtur pushtetin dhe shmangur drejtësinë. Ai shtoi se Rama po kërkon votën për ish-deputetë dhe ish-ministra të korruptuar, të cilët janë aktualisht nën hetim për korrupsion. “Edi Rama po bën gjithçka për të mbajtur pushtetin dhe për t’u mbrojtur nga drejtësia. Po kërkon në parlament ata që i duhen për të shpëtuar veten”, tha Shehaj.
Kreu i Partisë “Mundësia” theksoi se ai dhe partia e tij kanë zgjedhur rrugën e punës dhe se përfaqësuesit e tyre do të jenë të pakapshëm dhe të pa korruptuar, duke përfaqësuar njerëzit e thjeshtë dhe ata që punojnë.
/5pyetjet.al