-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U sëmur gjatë vizitës në SHBA, gjendja shëndetësore e Vuçiç është stabile

Kryesoret

Gjendja shëndetësore e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç është stabile dhe e kënaqshme, pas kontrolleve të kryera në spitalin ushtarak në Beograd. Kështu deklaroi më 3 maj, Dragan Dinçiç, kardiolog në këtë spital.

Vuçiç, siç është konfirmuar nga Dinçiç, ishte sëmurë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara dhe menjëherë kishte marrë ndihmë mjekësore. Pas kontrollit shëndetësor, ai kishte vendosur që të kthehej në Serbi.

I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiçit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.

Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit