-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç pritet në paradën e 9 majit në Moskë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka gjasa të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të Ditës së Fitores në Moskë më 9 maj, pavarësisht se ditët e fundit është përballur me një krizë shëndetësore. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Financave dhe Zëvendëskryeministri serb, Sinisa Mali.

Parada tradicionale në Sheshin e Kuq, e cila këtë vit shënon 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, pritet të zhvillohet nën praninë e liderëve nga vende si Kina, India, Brazili, Sllovakia dhe Serbia. Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar shtetet anëtare dhe vendet kandidate që të mos marrin pjesë në këtë aktivitet, për shkak të kontekstit aktual politik dhe luftës në Ukrainë.

Presidenti Vuçiç, i cili ndodhej në një vizitë zyrtare në SHBA, u detyrua të ndërpresë papritur agjendën e tij pasi përjetoi dhimbje në gjoks gjatë një takimi në Florida, të shkaktuara nga tensioni i lartë i gjakut. Ai ishte planifikuar të takohej me diasporën serbe dhe ish-presidentin amerikan Donald Trump, por u kthye urgjentisht në Beograd dhe u shtrua në Akademinë Ushtarake Mjekësore.

Sipas mediave serbe, Vuçiç doli nga spitali të shtunën pas një sërë ekzaminimesh kardiovaskulare dhe hematologjike. Mjekët konfirmuan se gjendja e tij është e qëndrueshme, por i rekomanduan pushim të plotë dhe anulim të aktiviteteve për disa ditë.

Zëvendëskryeministri Mali, duke komentuar mundësinë e pjesëmarrjes së Vuçiç në Moskë, tha: “Nuk mund të them me siguri, por duke e njohur presidentin, është e mundur që ta mbajë fjalën e dhënë për të qenë prezent. Megjithatë, çdo vendim do të varet nga vlerësimi i mjekëve.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit