-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 gola! Interi në finale, Barcelona në shtëpi

Kryesoret

Interi siguron finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores kundër Barcelonës me rezultatin 4-3 pas 120 minutash lojë.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për zikaltrit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 21-të me Lautaro Martinez dhe dyfishuan shifrat në fundin e pjesës së parë falë një penalltie nga Calhanoglu.

Por katalanasit nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre të fundit, të cilët në pjesën e dytë bënë të pamundurën. Në minutën e 54-t, Eric Garcia ngushtoi shifrat dhe pas gjashtë minutash, Dani Olmo riktheu baraspeshën.

Në minutën e 87-të, Raphinha shënoi dhe golin e tretë për katalanasit, por ishte Acerbi në minutën e fundit riktheu sërish baraspeshën, duke çuar sfidën në shtesë.

Në minutën e 99-të Frattesi përmbysi sfidën në favor të Interit që arrin kështu i pari finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih, aty ku do të presë fituesin e çiftit PSG-Arsenal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit