Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë takimit me qytetarët në Vlorë u shpreh se nuk ka dyshime qe do ia dalin në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se asnjë votë nuk do të preket pasi ata do të jenë në çdo tavolinë numërimi.
Shehaj nënvizon se për herë shqiptarët e ndershëm do të kenë përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë që nuk do t’i shesë.
“Unë nuk kam asnjë dyshim që do ia dalim. Përkundrazi, mesa shoh do a dalim shumë më shpejt se çmendoja. Në datën 11 maj, për të gjithë ata që thonë se do të vjedhim votat e Partisë Mundësia, do jemi aty në çdo tavolinë numërimi. Asnjë votë nuk ka për t’u prekur nga askush. U bëj thirrje të gjithëve, kemi 1 mijë vëzhgues dhe kushdo që të bëhet vëzhguesi ynë, u ftoj të bëheni pjesë e jona për të mbrojtur votat tona.
Për të gjithë ata që thonë se vota për Partinë Mundësia shkon dëm, e kanë tmerrësisht gabim. U jap fjalën se me ata dhjetëra deputetë që do të ketë Partia Mundësia, nëse ne nuk bëjmë më shumës e çdo bëjnë të gjithë të tjerët në opozitë, unë ju ftoj të vini dhe të ma thoni në sy. Për herë të parë shqiptarët e ndershëm do të kenë përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë që nuk do t’i shesë.”, tha Shehaj.