Shqipëria do të bëhet për herë të parë mikpritëse e njërës prej garave më të mëdha të çiklizmit në botë, Giro d’Italia, që do të startojë në Tiranë më 9 maj 2025 dhe do të zgjasë deri më 11 maj, duke e kthyer vendin në epiqendrën e sportit evropian. Ky event historik, përveç rëndësisë sportive dhe turistike, sjell edhe një sërë kufizimesh të përkohshme në qarkullimin rrugor dhe transportin urban, për të garantuar mbarëvajtjen e garës.
Ndalime dhe devijime për datën 9 maj 2025:
Ora: 08:00 – 18:00 – Ndalim i qarkullimit në rrugët që përfshijnë Sheshin “Skënderbej”, rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, rrugën pas Pallatit të Kulturës dhe zonën brenda ish Gardës së Republikës.
Ora: 13:00 – 18:00 – Bllokim i qarkullimit në itinerarin e garës që përfshin rrugët Gracen – TEG, Elbasani, Bajram Curri, Ali Shefqeti, Zhan D’Ark, Dëshmorët e Kombit, etj.
Linjat urbane të pezulluara ose të devijuara: shumica e linjave kryesore si linjat si dhe linjat për në periferi (Baldushk, Petrelë, Dajt, Krrabë, etj.) do të pezullohen përkohësisht ose devijohen në rrugë alternative si rruga “Sami Frashëri” dhe sheshi “Wilson”.
Ndalime për datën 10 maj 2025:
Ora: 08:00 – 18:00 – Kufizime në qarkullim në rrugë të rëndësishme si: Sheshi “Skënderbej”, rrugët “Urani Pano”, “Ibrahim Rugova”, “Gjergj Fishta”, “Muhamet Gjollesha”, “Lek Dukagjini”, “Dervish Hima”, “Elbasanit” etj.
Linjat urbane të pezulluara ose devijuara. Devijimet bëhen tek sheshi “Karl Topia”, Fakulteti i Ekonomikut dhe zona e “Perlat Rexhepi”.
Bllokime shtesë për qëllime logjistike 9 – 10 maj:
Nga ora 06:00 e datës 9 maj deri në orën 23:00 të datës 10 maj, ndalohet qarkullimi dhe parkimi në rrugët përreth ish Gardës së Republikës, rruga “Abdyl Frashëri”, “Urani Pano” dhe një segment i Bulevardit “Zogu I”.