Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria-Bëhet, Adriatik Lapaj zhvilloi një takim me qytetarët në Lezhë. Lapaj u shpreh se pas 34 vitesh Shqipëria nuk ka një administratë funksionale si gjithë Evropa.
Ai theksoi se do ja dalin pasi janë të vendosur dhe nuk do ta ndalen. Lapaj nënvizoi se programi i tyre ka në themel ekonominë dhe do ti japin zgjidhje çdo shqiptari.
“Sot 34 vjet më vonë a është Shqipëria si e gjithë Evropa? A kemi administratë funksionale si gjithë Evropa, a i kemi fëmijët në vatër si gjithë Evropa. Cfarë është bërë në 34 vjet në këtë vend? Është vjedhur. I keni dëgjuar si thonë janë të vegjël. Se mundohen të demotivojnë qytetarin.
Si tha, partitë e vogla kanë interesa të vogla. Këta kanë interesa të mëdha se kanë vjedhur me fondet për inceneratorin, për check-upin. Kur e nisëm këtë rrugë ishim një grup djemsh e vajzash që na thonin se nuk e bëni dot kur kërkuam referendumin për votën e Diasporës. A është fakt që e bëmë? Kështu do ja dalim sepse ne jemi të vendosur dhe nuk do të ndalemi.
Ne kemi përballë një parti që simbol të saj ka bufin, kënetën, kukumjaçkën, që ka lënë shqiptarët pa rroga, pa spitale, pa fëmijë në shtëpi. Kurse ne kemi në themel të programit, ekonominë. Ne flasim për program, për zgjidhje.”, tha Lapaj.