Disa ditë më parë një 29-vjeçar teksa po punonte me ekskavator u mbulua nga një rrëshqitje masive dheu në fabrikën e përpunimit të kromit në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka nisur një operacion për shpëtimin e 27-vjeçarit të zhdukur.
Në operacion po marrin pjesë: Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos, forcat e policisë, unonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), ekip mjekësor me autoambulancë, forca vullnetarizmi nga komuniteti, efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve, si dhe punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Rrëshqitja ka pasur përmasa rreth 500 metra gjatësi, 20 metra gjerësi dhe mbi 4 metra thellësi. Ministria njoftoin se deri tani akoma nuk ëshzë lokalizuar dhe nxjerrë trupi i punonjësit.