Policia ka arrestuar një 21-vjeçare në fshatin Pla të Hashit, pasi ka goditur një çift bashkëshortësh. Konflikti ka shpërthyer për çështjen e një prone, dhe ka degjeneruar në dhunë fizike.
65-vjeçari me iniciale A.J. dhe 60-vjeçarja me iniciale V.J. janë goditur me mjete të forta. Burime njoftojnë se 65-vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 60-vjeçarja është nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.