Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë 5 në Tiranë. Shehaj u shpreh se ata janë e vetmja parti politike që përfaqëson shqiptarët.
Ai theksoi se qëllimi i tyre është një Shqipëri me një qeveri të pakorruptuar. Shehaj bëri thirrje që të votojnë me 11 maj pasi ndryshimi kalon nëpërmjet votës.
“Mbështetësit e status quo-së dhe që janë kundër ndryshimit, thonë edhe një gjë tjetër, që më 12 maj, do të na vjedhin votat. Nuk ka asnjë parti politike që do të jetë e organizuar si Partia Mundësia për monitorimin e tavolinave ku numërohen votat. Nuk ka asnjë mundësi që votat e Partisë Mundësia të vidhen. Kështu që mos dëgjoni mbështetësit e qeverisë së korruptuar. Thirrja ime e fundit është; ndryshimi kalon nëpërmjet votës. Pushteti është në dorën e secilit prej nesh, nuk është në dorën e tyre.”, tha Shehaj.