Kryeministri Shehbaz Sharif thotë se Pakistani iu përgjigj sulmeve të Indisë duke rrëzuar avionët luftarakë indianë – një pretendim që Delhi nuk e ka konfirmuar.
Kjo ishte një “përgjigje nga ana jonë ndaj tyre”, thotë kryeministri pakistanez në një fjalim drejtuar kombit.
Pakistani thotë se 31 persona janë vrarë dhe 57 të plagosur nga sulmet ajrore në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani, si dhe nga të shtënat përgjatë Vijës së Kontrollit.
Ndërkohë, ushtria indiane thotë se të paktën 15 civilë u vranë nga bombardimet pakistaneze në anën e saj të kufirit de facto.