Seanca për Dritan Rexhepin, të njohur si “mbreti i kokainës”, dhe të pandehurit e tjerë, të akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës, është shtyrë dhe u caktua për më 21 maj në orën 9:00. Gjatë seancës, Aldo Majnishta, një nga të pandehurit, refuzoi të jepte deklarata, ndërsa avokatët kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar provat e dorëzuara nga SPAK.
Në dëshminë e tij, Rexhepi mohoi akuzat dhe theksoi se nuk ishte “porositësi” i rrëmbimit. Ai shpjegoi se në fund të vitit 2019 ndodhej në Ekuador, ku vuante një dënim për trafik droge, dhe se nuk kishte pasur lidhje me ngjarjet që po hetoheshin. Sipas tij, nuk kishte njohuri për vjedhjen e drogës në Portsmouth dhe se nuk kishte bashkëpunuar me askënd në këtë çështje.