Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet” ka reaguar në lidhje me arrestimin e Ergys Isufajt, pasi është kapur me doza kokaine në xhep. Lapajt shprehet se Isufaj nuk përfaqëson më subjektin e tij politik.
Gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve duke u thënë që të rrinë të qetë dhe të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me banorët e krimit.
“Faleminderit Taulant! Nuk do t’ia dilni të më shantazhoni!
Për etikë, shtetasi në fjalë që ishte subjekt i ngjarjes që sot pushteti hodhi për konsum elektoral, nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Nuk ka metodë të ish-Sigurimit të Shtetit që na ndal. Jo 1, po 100 metoda të përdorni ju, nuk kthehemi pas.
Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk ia dolët dot. Sot, në finale, pasi nuk më ndalët dot me 100 shpifjet e kaluara, gjetët një metodë tjetër.
Po si i paaftë që je, dole e ulërite se kush fshihet pas! Ty të njeh i madh e i vogël çfarë përfaqëson.
Pasi nuk ju funksionoi joshja, kaluat te zanati juaj.
Unë prapë të them: Nuk ka kthim pas! Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme, po qe në dorën tonë.
Do t’ua çmontoj dhe këtë maskarallëk, sido që të ketë ndodhur! Ua tha i ndjeri Pjetër Arbnori: Ju jeni specialistë!
Ti shiko shokët te vendi dhe kujdes se mos u bashkohesh!
Qytetarëve u kërkoj të jenë të qetë dhe të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me baronët e krimit!
Votoni masivisht nr. 6 që i ka lebetitur!”, shprehet Lapaj.