Pasditen e sotme ka nisur procesi i konklavës së kardinalëve nga Kapela e Shën Paulinës në Kapelën Sistine.
Në Kapelën e fashme Sistine do të zhvillohet zgjedhja e Papës së ri. Pasi të mbyllen në kapelë, nuk do të kenë më komunikim me botën e jashtme derisa të zgjidhet një papë i ri – kjo shënon fillimin e konklavës.
Pasi të mbarojë votimi, besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit do të presin momentin kur të dalë tym nga oxhaku i Kapelës Sistine.
Tymi i zi do të thotë se nesër do të zhvillohen më shumë votime. Tymi i bardhë do të thotë se kemi një Papë të ri, shkruan BBC.