Bill Gates ka njoftuar se do të dhurojë pothuajse gjithë pasurinë e tij gjatë 20 viteve të ardhshme, me qëllimin për të mbështetur njerëzit më të varfër në botë. Ai ka angazhuar që të transferojë rreth 200 miliardë dollarë përmes Fondacionit Gates, që do të mbyllet më 31 dhjetor 2045.
Ky vendim vjen në një kohë kur shumë shtete kanë zvogëluar ndihmën ndërkombëtare, ndërsa Gates theksoi se ka shumë probleme që duhen zgjidhur, si shpëtimi i fëmijëve dhe nënave nga sëmundje të parandalueshme dhe eliminimi i varfërisë.
Gates gjithashtu e kritikoi Presidentin e SHBA-së për reduktimin e ndihmës ndërkombëtare dhe kërkoi që shtetet më të pasura të vazhdojnë të mbështesin ata që kanë nevojë. Fondacioni Gates ka shpërndarë deri tani 100 miliardë dollarë dhe ka ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve, duke mbështetur iniciativa globale për luftën kundër AIDS-it, tuberkulozit dhe malaries.