Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, zhvilloi një takim elektoral në Shkodër, ku foli për rëndësinë e ndryshimit në vend dhe vlerësimet e tij për situatën politike aktuale. Ai e cilësoi këtë periudhë si një betejë mes të mirës dhe të keqes dhe theksoi se Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të re, të përkushtuar ndaj qytetarëve.
Luçiano Boçi tha: “Duhet t’i themi stop të keqes. Programi i PD është njerëzor. Programi nga njerëzorja nxjerr madhështinë e shqiptarit, për një Shqipëri Madhështore. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë në një krizë të tillë familjare. Kjo është luftë mes të mirës dhe të keqes. Ky është udhëkryq, që do përcaktojë fatin e Shkodrës dhe të Shqipërisë. Ajo që na ka sjellë këtu është më e vërtetë se jeta, sepse Sali Berisha është misionar. Edhe ju jeni misionar të shpëtimit të Shqipërisë. Nga njëra anë jemi ne me ofertën tonë dhe ana tjetër është Edi Rama, që shpërndan urrejtje e dhunë. Të dashur shkodranë, mos u gënjeni nga pasaporta. Ata që mbyllën Shkodrën, duan ta prangosin me varfëri.”