Evertoni është gati të ofrojë 30 milionë stërlina për të nënshkruar me sulmuesin e Glabahut, Tim Kleindienst, për të forcuar sulmin pas një sezoni të vështirë. Me Armando Brojën që do të kthehet te Çelsi pas huazimit dhe Kalvert-Lewin pa rinovim, Evertoni po kërkon alternativa për sulm.
Broja, i cili e nisi huazimin i dëmtuar dhe ka pasur vështirësi të shfaqë potencialin e tij, mund të largohet përfundimisht nga Çelsi pas një periudhe të vështirë, me interesa nga klube të tjera në Itali dhe Gjermani.
Me këtë lëvizje, Evertoni po përgatitet për një merkato aktive, duke synuar sulmuesin gjerman për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.