Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit janë intensifikuar pas një sulmi të ri në rajonin e Jammu, ku forcat pakistaneze goditën me municione, dhe forcat indiane iu përgjigjën me zjarr.
Sipas raporteve të Times of India, Pakistan ka hedhur raketa në disa lokacione, përfshirë aeroportin e Jammu, një ditë pas sulmit të Indisë ndaj kampet ushtarake në Kashmirin pakistanez.
Rajoni ka përjetuar gjithashtu një bllokim të plotë të energjisë elektrike. Për të kundërshtuar sulmet, India aktivizoi sistemet e saj mbrojtëse ajrore, të cilat mundën të ndalonin raketat që po vinin nga Pakistan. Shërbimet e sigurisë indiane konfirmuan se Pakistan ka lëshuar 8 raketa me objektiva të ndryshëm, përfshirë aeroportin e Jammu, rajonin e Sambah dhe Arnia.