Deputetja Albana Vokshi ka bërë akuza të forta ndaj Vilma Nushit, duke e akuzuar për abuzime në fushën e biznesit dhe për përpjekje për ta ndaluar të flasë përmes ofertave dhe kërcënimeve ndaj saj dhe familjes së saj. Vokshi ka deklaruar se Nushi ka ushtruar presion për të mbyllur gojën e saj dhe ka përdorur shtetin për të hapur hetime ndaj saj dhe familjes. Ajo theksoi se do të vazhdojë të flasë dhe nuk do të hesht, përkundrazi, është në përgatitje të një kallëzimi të ri penal ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-ministres Ogerta Manastirliu, ish-ministrit Ilir Beqaj dhe Vilma Nushit për abuzime me skema të dyshimta biznesi.
Vokshi nënvizoi se kallëzimi do të depozitohet pas përfundimit të zgjedhjeve dhe se ky proces është një reagim ndaj presioneve që ka pasur gjatë hetimeve dhe në Komisionin Hetimor. Sipas saj, Nushi ka përdorur skema të dyshimta për të krijuar kompani dhe për të manipuluar çmimet mes kompanive të ndryshme.
/5pyetjet.al