-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Giro D’Italia 2025, rrugët që do të bllokohen sot në Tiranë

Kryesoret

Gara më prestigjoze e çiklizmit në Europë, Giro D’Italia do të nisë për herë të parë nga Shqipëria.

Kjo garë do të mbahet nga data 9 deri më 11 maj 2025. Policia ka vendosur që rrugët do të bllokohen në kryeqytet me qëllim mbajtjen e garës. Ndalimi i qarkullimit do të jetë nga ora 13:00 deri në 18:00.

Segmentet e rrugëve📍:

📍 Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);

📍Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;

📍Rrugën e “Elbasanit”,

📍Bulevardi “Bajram Curri”;

📍Rrugën “Ali Shefqeti”;

📍Rrugën “Alajdin Frashëri”;

📍Rrugën e Rexhekrit;

📍Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;

📍Rrugën “Sotir Çaci”;

📍Rrugen “Xhanfize Keko”;

📍Rrugen “Arkitekt Kasemi”;

📍Bulevardi “Zhan D’Ark”;

📍Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

📍Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.

📍Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës

📍Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,

Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:

📍Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).

📍Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës 📍Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.

📍Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.

📍Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).

📍Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.

📍Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit