Giro d’Italia nisi nga Shqipëria por me pasoja për një nga çiklistët më të njohur dhe favoritë për fitoren në edicionin e sivjetshëm. Mikel Landa ka përfunduar jashtë garës që në etapën e parë.
35-vjeçari spanjoll i skuadrës Soudal-Quick Step pësoi një aksident të rëndë pak kilometra para fundit të etapës, pranë zonës së Freskut në Tiranë.
Caída durísima de Mikel Landa cuando tan solo quedaban 5 kilómetros para el final de la etapa
Pinta feo, muy feo #GirodItalia pic.twitter.com/XZJQIEvBSu
— Eurosport.es (@Eurosport_ES) May 9, 2025
Gjatë një kthese të shpejtë, Landa humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë, duke rënë me forcë mbi trotuar.