-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-La Civita: Shqipëria e re me Sali Berishën, lëreni Ramën pa punë

Kryesoret

Amerikani Chris LaCivita, i cili është strategu i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit mbajti fjalën e tij në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të PD-së.

“Gjithnjë habitem sa e madhe është kjo turmë, faleminderit Shqipëri që ndanë të ardhmen dhe shpresat e tua. Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. Jo vetëm për ëndrrat tuaja por edhe pozicionin në arenën ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të lejojë më edhe një mandat tjetër të Edi Ramës.

Korrupsioni, gjendja e vështirë ekonomike që ka shkatërruar familjet. Mungesa e një mundësie të qëndrueshme punësimi, gjithçka që përkufizon lumturinë tuaj Edi Rama ua ka marrë. Por ju keni tani  një mundësi historike.

Një shans që të tregoni që populli shqiptar e refuzon politikën e së kaluarës, se ju nuk do të frikësoheni dhe reshtni së luftuari familjet tuaja. Por kjo ndodh nëse ju shkoni të votoni dhe lëreni pa punë Edi Ramën.

Në Shqipërinë e re me doktor Berishën do të keni një njeri që ka shpëtuar jetë. Përse të mos e vendosni besimin tuaj tek një mjek që do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë.

Në një plan real që do të rregullojë ekonominë dhe do i jap fund korrupsionit, në një plan real që do ta përmirësojë jetën tuaj. Vij sot tek ju si amerikan, i cili sheh një të ardhme të ndritur për të vend të madh dhe të ardhme të shkëlqyer. E gjithë bota i ka sytë nga këto zgjedhje. Votoni për të ardhmen tuaj, për mbështetjen tuaj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit