Për herë të parë në histori Xhiro e Italisë nisi garën nga Shqipëria. Evenimenti prestigjioz i çiklizmit hapi edicionin e 108-të me “Nisjen e Madhe” që parashikon 3 etapat e para në vendin tonë. Gjithçka nisi sot me etapën 1, Durrës-Tiranë, 160 kilometra e gjatë.
Mads Peterson fitoi garën historike në Shqipëri. Çiklisti danez ia doli me një diferencë shumë të vogël ndaj Val Aert. Vendin e tretë ndërkohë e mori Aular. Kjo garë regjistroi një incident në zonën e Freskut me një nga favoritët.
Edicioni i 108-të i “Giro d’Italia” filloi nga Durrësi më 9 maj dhe do të përfundojë pas 21 etapash prej 3,443.3 kilometrash në Romë të dielën më 1 qershor.