-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

19-vjeçar plagos motrën e tij në Ferizaj

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Ferizaj, ku një 19-vjeçar ka plagosur me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare në rrugën “Mejdi Xhaferri”. Policia e Ferizajt njofton se pas ngjarjes, i dyshuari E.M. është larguar nga vendi, por pas një ndërhyrje të shpejtë, ai është lokalizuar dhe arrestuar.

E plagosura është dërguar në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas është transportuar për trajtim më të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Sipas policisë, ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes janë kryer hetimet dhe është sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar të jetë përdorur. Motivi i këtij akti ende nuk është zbardhur, ndërsa prokurori ka marrë informacionin për rastin dhe po zhvillon hetimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit