-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kavaja dhe Rrogozhina, materialet zgjedhore shpërndahen pa incidente

Kryesoret

Shpërndarja e materialeve zgjedhore në ZAZ-në nr. 43 në Kavajë ka nisur pasditen e së shtunës, rreth orës 15:30, dhe procesi pritet të përfundojë pa probleme në të gjitha 95 qendrat e votimit, ku janë regjistruar mbi 62 mijë zgjedhës. Deri tani nuk janë raportuar incidente. Ndërkohë, në ZAZ-në nr. 44 në Rrogozhinë, materiali zgjedhor është shpërndarë plotësisht në 56 qendra votimi.

Të dielën, më 11 maj, rreth 3.7 milionë shtetas shqiptarë janë thirrur të votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit. Risi e këtij procesi është përfshirja për herë të parë e votës së diasporës, me rreth 245 mijë emigrantë të regjistruar për të votuar nga jashtë. Megjithatë, janë hasur vështirësi me dërgimin dhe kthimin e zarfave, sidomos në Greqi, ku mungesa e komunikimit me postën ka krijuar probleme logjistike.

Në këto zgjedhje garojnë 11 subjekte dhe koalicione politike, secili me 186 kandidatë në listat e votimit, prej të cilëve 46 janë në pozita të sigurta për mandat parlamentar. Procesi pritet të monitorohet nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare për të garantuar një standard të lartë demokratik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit