-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Nuk ndryshojmë kandidatin për kryetar të Kuvendit

Kryesoret

Pas tre muajsh bllokimi dhe dështimi të vazhdueshëm për të formuar Kuvendin e ri të Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se partia e tij nuk do të ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke mbrojtur emërimin e Albulena Haxhiut në këtë pozita, pavarësisht mungesës së votave të mjaftueshme për ta zgjedhur atë. Kurti, duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, theksoi se formimi i Kuvendit është detyrë e përbashkët e të gjitha partive parlamentare, duke e quajtur këtë një përgjegjësi të përbashkët dhe jo një iniciativë ekskluzive të fituesve.

“Lëvizja Vetëvendosje është e angazhuar që Kuvendi të formohet, por ai nuk themelohet nga fituesi. Kuvendi themelohet nga të gjithë, nga të gjithë aktorët politikë, përfshirë edhe ato të opozitës”, tha Kurti.

Në lidhje me bllokimin e vazhdueshëm të konstituimit të Kuvendit, Kurti e hodhi poshtë vlerësimin se Kosova po kalon në një krizë institucionale. Ai theksoi se shteti ka institucione funksionale, si Qeverinë dhe Kryeministrin, dhe se “Kosova ka një vakum kushtetues, jo një krizë politike”.

Për sa i përket lirisë së shtypit, Kurti reagoi ndaj raporteve të organizatës Reporterët pa Kufij, e cila renditi Kosovën më keq se kurrë në indeksin e lirisë së mediave. Ai deklaroi se Qeveria e tij ka siguruar lirinë e mediave dhe se problematikat e këtij sektori janë pasojë e mungesës së profesionalizmit të mediave dhe ndikimit të pronarëve të tyre.

“Në Kosovë mediat janë të lira. Gjendja ku kanë rënë ato nuk është si pasojë e ndikimit të Qeverisë, por e kontrollit të pronarëve dhe mungesës së profesionalizmit”, shtoi Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit