Papa Leoni XIV ka realizuar një vizitë të papritur në Shenjtëroren e Nënës së Këshillit të Mirë në Gjenacan, një vend i shenjtë që ka një lidhje të veçantë me shqiptarët. Ai mbërriti në shenjtërore rreth orës 16:00 dhe u përshëndet me entuziazëm nga besimtarët dhe banorët e zonës. Pas hyrjes në kishë, Papa u lut para altarit dhe figurës së Zojës, duke u drejtuar besimtarëve me një mesazh për besimin dhe paqen.
Ky vend është i shenjtë për shqiptarët pasi ruan figurën e Zojës që u strehua nga Shkodra gjatë pushtimit osman, dhe është një destinacion i rëndësishëm për besimtarët shqiptarë që shtegtojnë çdo vit. Vizita e Papës Leoni XIV ndodhi pas një vizite të ngjashme që ai kishte bërë si kardinal në vitin 2024.
Papa përkujtoi lidhjen e fortë të Kishës me shqiptarët dhe shprehu besimin e tij te Zoja si një udhërrëfyes në besim dhe paqe. Ai gjithashtu theksoi se misioni i tij si pasardhës i Shën Pjetrit do të fillojë në këtë vend të shenjtë, duke kujtuar thirrjen e Marisë në Ungjillin e Gjonit: “Bëni gjithçka që t’ju thotë!”.